Kjo asht data kur KE flet për kriteret e vizave

Nji ekip vlerësues i Komisionit Europain do të vijë në Kosovës gjatë muejit Mars.

Ky ekip do bajë vlerësimin e përmbushjes së kritereve për heqjen e vizave për kosovarët.

Burime të lajmi.net mbrenda Qeverisë së Kosovës, kanë ba të ditun se ekipi vlerësues i Komisionit Europian do të vijë në Kosovë më 15 Mars.

Ky burim ka thanë se qellimi i vizitës së këtij komisioni asht verifikimi i plotësimit të kritereve nga ana e Qeverisë së Kosovës sa i përket kritereve për heqjen e vizave.

I njajti burim asht shpreh i bindun se ky ekip do të ketë vlerësim pozitiv dhe se do të jepet rekomandimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës gjatë vitit 2016.

Nji vizitë t’afërt të ekipit vlerësues të KE’s në Kosovë e kanë konfirmu edhe zyrtarë të BE’s, ditë ma parë.
Tove Ernst, zadhanëse e Komisionit Europian për Migrimin, Çashtjet e Mbrendshme dhe Shtetësisë, ditë ma parë ka thanë për lajmi.net se Komisioni Europian së shpejti do të dergojë në Prishtinë nji ekip të ekspertëve nga shërbimi i vet dhe shteteve anëtare të saj, lidhun me procesin e liberalizimit të vizave.