Qe kur caktohen buxheti dhe stafi i Gjykatës Speciale

Gjatë verës Bashkimi Europian ka me caktue stafin e Dhomave të Specializueme dhe Prokurorit Special, pranë Gjykatës Speciale.

Ndërsa, në Qershor pritet që me u caktue buxheti që ka me mundësue fillimin e punës të stafit të rekrutuem.

BE ka shpallë konkurs për 37 pozita për staf të Speciales. Sa i përket rekrutimit të stafit deri tash, saktësisht me 27 Maj asht mbyllë konkursi për pozitat administrative, pa përfshi pozicionin e gjykatësve.