Qe kur e kompleton stafin Gjykata Speciale

Bashkimi Europian pretendon me funksionalizue Dhomën e Specializueme pranë Gjykatës Speciale gjatë vitit 2016, ndonëse ende nuk ka ndonji datë të saktë se kur mundet me ndodh kjo.

E gjitha mvaret nga kompletimi i nji varg kërkesash të ndryshme ligjore, nga përgaditjet logjistike si dhe nga përzgjedhja, emnimi i gjyqtarëve dhe rekrutimi e stafit tjetër përcjellës.

BE tashma ka shpallë konkurs për 37 pozita për staf të Speciales.

Deri në fund të këtij mueji, duhet me u plotësue katër pozita: shefi i zyres për viktimat, shefi për buxhet dhe financa, zyrtari i buxhetit dhe shefi i njësisë së prokurimit.

Konkursi mbetet i hapun deri me 27 Maj, por 15 Qershori duhet me qenë data kur duhet me përfundue procedurat për 33 pozitat e tjera.