Qe kur fillon dialogu i tretë me Serbinë

Faza e tretë e dialogut me Serbinë ka me fillue mbasi të zbatohen tana marrëveshjet e arrituna me Serbinë në të kaluemen, ka deklarue ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, në raportimin e saj në komisionin për Punë të Jashtme në Kuvend.

Ministrja Tahiri tha se kjo fazë e bisedimeve ka me fillue mbasi të zbatohet marrëveshja për kodin telefonik, KOST’in etj.

Tahiri, po ashtu, bani të ditun se temat që kanë me u diskutue në raundin e tretë të bisedimeve me Serbinë kanë me qenë Demarkacioni në mes të dy shteteve Kosovë-Serbi, si dhe reparacionet e luftës në kuadër të të cilës asht: pamundësimi i Serbisë që me pengue Kosovën në procese ndërkombëtare, heqja e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë etj.