Qe kur fillon furnizimi i qytetarëve me targa të automjeteve

Ministria e Punëve të Mbrendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se sot më 15 Nandor 2016, asht ba furnizimi me targa të automjeteve.

“Gjatë ditës së nesërme pritet që tana Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në tana komunat e Kosovës të furnizohen me targa të rregullta. Ndërsa, nga data 17 Nandor të gjithë qytetarët, të cilët gjatë kësaj kohe janë pajisë me targa provuese, munden me u pajisë me targa RKS dhe munden me u paraqitë në tana Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Mbrendshme njofton qytetarët se kontrata për furnizim me targa asht kontratë kornizë dhe ka validitet për tri vite.