Qe kur fillon punën Gjykata në Veri

Emnat e 34 gjyqtarëve serbë, që pritet të punojnë në Gjykatën Themelore në veri të Kosovës, i janë dërgue për dekretim Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, thonë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Këshilli Gjyqësor thotë se aktualisht asht në fazën finale të përfundimit të intervistimit të kandidatëve që kanë konkurrue për gjyqtarë.

Numrit i përgjithshëm i gjyqtarëve që kanë me u pranue që të punojnë në veri të Kosovës asht parapa me qenë 48 gjyqtarë.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha për Radion Evropa e Lirë se aktualisht janë tue u intervistue edhe nji pjesë e kandidatëve që kanë aplikue për gjyqtarë, për të arritë numrin e plotë prej 48 syresh.

Ai tha se deri në fillim të muejit Tetor pritet të funksionalizohet Gjykata në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila ka me punue, simbas tij, me ligjet e Kosovës.

“Na mbetet të kryejmë procesin e intervistimit të këtyne kandidatëve. 22 veta kanë aplikue për 14 pozita dhe mandej i procedojmë propozimet te Presidenti për dekretim. Çashtja e objektit asht zgjidhë dhe nëse gjithçka shkon simbas planit mendohet që në muejin Tetor të funksionalizohet”, tha Idrizi.