Qe kur formohet Qeveria e re në Maqedoni

Nji ditë mbasi Zoran Zaev e mori mandatin, në partinë e tij thonë se programi dhe kabineti qeveritar në afat prej dhetë ditësh kanë me u dorëzue në Kuvend.

Nga LSDM paralajmëruen se Zaev ditët në vazhdim ka me takue kryetarin e integristëve, Ali Ahmetin, dhe atë të LR PDSH’s, Ziadin Selën, për me i rrumbullakue bisedimet për Qeverinë e re.

“Nuk duem që të presim 20 ditë, na duem që në dhetë ditët e para t’i përfundojmë këto punë dhe proceset të fillojnë me ecëpërpara. Kjo don me thanë se ditëve në vazhdim kemi me pasë bisedime dhe negociata serioze me partnerët e koalicionit me qëllim që me pasë qeveri funksionale në interes të qytetarëve”, tha Stefan Bogoev, i LSDM.

Pjesëmarrjen në Qeverinë e ardhshme, Lëvizja Besa, e kushtëzon me ndrrimin e kryeparlamentarit Talat Xhaferit.