Qe kur ka me nis udhëtimi pa viza, simbas Pacollit

pacolli

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thanë se në fillim të muejit Gusht, qytetarët e Kosovës kanë me mujt me udhëtue pa viza në zonën Schengen.

Ky asht statusi i plote:

“Një e di se diku kah fillimi i gushtit Kosova do të jetë ndër ato vende që posedon liberalizimin e plotë të vizave. Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë nëpër vendet evropiane pa viza. Shkuarja e tyre është pa formalitet me pasaportë të rregullt të Kosovës dhe ata do të munden të qëndrojnë jashtë Kosovës deri në 90 ditë”, ka thënë Pacolli gjatë një transmetimi direkt në llogarinë e tij në “Facebook”.