Qe kur ka me nisë ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) asht tue punue në përmbylljen e marrëveshjes komerciale me investitorin amerikan “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Mbas kësaj, ka me u përgaditë pako tenderuese për ndërtim, ku pritet me konkurrue kompani të fuqishme. Kurse, ndërtimi i termoelektranës me kapacitet 500 MgW, planifikohet me fillue në pranverë të vitit 2017.

Kështu ka ba të ditun ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë nji vizite që i bani sot kompanisë amerikane “Contour Global”, e cila po merr pjesë në panairin “Expkos 2016” që asht hapë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, transmeton ekonomiaonline.

“Mbas nënshkrimit të marrëveshjes me investitorin amerikan, në Dhetor të vitit të kaluem, ne tani po punojmë në faza të tjera të projektit. Aktualisht jemi tue e përmbyllë pjesën e marrëveshjeve komerciale dhe mbasi t’i përmbyllim ato kemi me përgaditë pakon tenderuese për ndërtimin e termoelektranës. Dhe, këtu ka me qenë nji garë e hapun ndërmjet liderëve botnorë në fushën e prodhimit të energjisë elektrike, të stabilimenteve dhe pajisjeve, të cilat janë të randësishme për ndërtimin e nji termolektrane”.

“Mbas kësaj, ka me pasue faza e përmbylljes financiare dhe na kemi me qenë të gatshëm me i nisë punimet diku në pranverë të vitit të ardhshëm”.