Qe kur ka me u ba riformatimi i Qeverisë

qeveria

Riformatizimi i Qeverisë Mustafa dhe koalicionit qeverisës LDK-PDK-Lista Serbe pritet me u ba gjatë ditëve në vijim. Ndonëse, janë përmendë afate të shumta se kur ka me ndodh kjo, megjithatë ende nuk ka asgja konkrete.
E, simbas zyrtarëve të qeverisë, çashtja e formatimit asht nji ndryshim i domosdoshëm, transmeton Indeksonline.

Këshilltari politik në kryeministri, Faton Abdullahu ka thanë për Indeksonline se performanca e të gjitha dikastereve qeverisëse tash sa kohë monitorohet vazhdimisht dhe më kujdes të shtuem.

Simbas tij, nga kjo qasje nuk përjashtohet as edhe Ministria e Shëndetësisë.

“Kjo bahet me qëllimin që me u krijue nji përshtypje reale dhe e drejtë për me pasë sa ma të qartë dhe ma konstruktive bazën, mbi të cilën munden me u inicue ndryshimet e mundshme. Ajo çfarë mundet me u thanë tash për tash asht se, çashtja e formatimit të Qeverisë apo thanë konkretisht përmasa e këtij ndryshimi të mundshëm nuk asht prioritet i asaj natyre, pa të cilin ndryshim nuk mundet me u vazhdue tutje në asnji mënyrë”, ka thanë Abdullahu.