Qe kur Kadri Veseli e shpall kandidaturen për kryetar të PDK’s!

kadriveseliii

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të PDK’s, Kadri Veseli në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ka kerku që kandidimi të bahet në mënyrë individuale, e jo këtë ta bajë kryesia, si ka ndodh deri më tash.

Gazeta Blic ka marrë vesh që ditën e Premte, Veseli edhe zyrtarisht do ta shpall kandidaturën për kryetar të PDK’s.

“Kandidatura ime për kryetar bahet të Premten. Ndoshta nuk gabova, por kerkova që kandidimi im të jetë individual nga vetë unë, jo nga Kryesia sikurse ishte mendu të ndodh”, citohet të ketë thënë Veseli, mbrenda mbledhjes së Kryesisë së PDK’s.

Simbas këtij burimi, Veseli ka theksu se me këtë veprim “deshiron të hap nji proces të ri të kandidimeve demokratike në parti, edhe pse me risk afatshkurtë, por n’aspektin afatgjatë”.

PDK për 16 vjet rresht ishte udhëheq nga Hashim Thaçi, i cili para ma shumë se nji mueji u zgjodh president i vendit, derisa partinë ma të madhe në vend pritet ta drejtoj Kadri Veseli.