Qe kur kanë me u takue Trump dhe Erdogan

Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump, ka me takue homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, që ka me u mbajtë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme të Ejten e ardhshme në New York.

Lajmi asht ba i ditun nga këshilltari i Trump’it për Siguri Kombëtare, H.R. McMaster, i cili konfirmoi se takimi me Erdoganin ka me u mbajtë në të njajtën ditë, kur presidenti amerikan ka me i takue edhe liderët e Afganistanit dhe Ukrainës.