Qe kur kanë m’i marrë pagat veteranët e UÇK’s

Pensionet e rreth 10 mijë veteranëve të UÇK’s priten me u realizue shumë shpejt.

Veteranët e luftës së UÇK’s priten me i marrë pensionet e tyne të plotë në fund të këtij mueji, kështu ka ba të ditur kryetari i organizatës së veteranëve të UCK’s, Hysni Gucati.

Ndër të tjera, Gucati tha se, përveç pagës së plotë, pritet me ju dalë edhe 120 euro të tjera borxh që ju kanë mbetë.

Këtë zotim Gucatit ja pati dhanë kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, gjatë takimi që patën realizue muejin e kaluem, shkruen Gazeta Monitor.

“Kemi bisedue me Kryeministrin Isa Mustafa, ku ai ka premtue se problemi lidhun me çashtjen e pagave ka me u zgjidhë në fund të muejit, ku përveç pagës kanë me i qitë edhe 120 euro të tjera që na kanë mbetë borxh” ka thanë Gucati.

Shperndaje në: