Qe kur kthehet vapa e madhe në Kosovë!

I nxeti afrikan nuk asht largue ende nga vendi.

Në pesë ditët e ardhshme, mbi vendin tonë pritet me mbajtë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale gjatë dy ditëve të fundit, vende-vende zbritën edhe në vlera njishifrore, deri në 7C.

Në ditët e ardhshme temperaturat gradualisht kanë me shënue rritje në të dy vlerat.

Minimalet do të sillen nga 9C deri në 14C, e ato maksimale nga 26C deri në 33C.

Era ka me fry lehtë nga verilindja 1-4m/s.

Shtypja atmosferike ka m’u rritë mbi vlera normale.

Simbas Prishtina Weather, mueji Gusht do të mbyllet me temperatura të nalta gjatë ditës, por nga mbramja dhe në mëngjes do të jenë t’ulëta.

I nxeti rikthehet persëri në datat 25 deri në fund të muejit.