Qe kur mblidhet Kuvendi. Demarkacioni s’asht në rend dite!

Kryesia e Kuvendit ka vendos që seanca e re parlamentare të thirret t’Ejten e ardhshme n’ora 10:00.

Mbas mbledhjes, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka tregue vetëm për caktimin e seancës së 9 Qershorit, derisa për çashtjen e Demarkacionit ka thanë se votimi mundet me ndodhe shumë shpejtë.

Simbas tij, votimi bahet kur të sigurohen deputetet dhe Kuvendi se marrëveshja për kufi me Malin e Zi nuk cenon interesat e qytetarëve.