Qe kur merret vendimi për Vojislav Seselj

Gjykata e Hagës më 31 Mars ka me shpallë vendimin, për liderin e Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojislav Šešelj.

Gjykata ka thanë se autoritetet e Serbisë urdhnuen të “marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguru praninë e të pandehunit gjatë shpalljes se vendimit”.

Beogradit i asht dhanë nji afat deri më 15 Mars për të raportu në Tribunalin për vështirësitë që mund të ketë në zbatimin e kësaj detyre, raportojnë mediat në Beograd.

Šešelj asht akuzu për krime kundër kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnjë e Hercegovinë në 1991-1993.

Ai u dorëzu vullnetarisht me 24 Mars të vitit 2003 dhe në Nandor të vitit 2014 u liru perkohësisht deri në vendimin e fundit.