Qe kur munden me u shpallë aktakuzat e para prej Gjykatës Speciale

Për aktvendimin e dytë të Dhomës së Specializueme të Gjykatës Kushtetuese, që vlerësoi të përputhshme me Kushtetutën e Kosovës Rregulloren e Procedurës dhe të Provave të Gjykatës Speciale, asht deklarue edhe Kryetarja e kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova.

Ajo ka folë për aspektet e randësishme të miratimit të kësaj rregulloreje, përfshi edhe hymjen në fuqi të saj, 7 ditë mbas vendimit të sotëm, që thotë se tash nuk ka kurrfarë pengese ligjore për ngritjen e aktakuzave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Deklarata e gjyqtares Ekaterina Trendafilova:

“Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese konstatoi se Rregullorja e Procedurës dhe e Provave është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Ky vendim është i rëndësishëm për institucionin tonë në shumë aspekte. Së pari, vendimi i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese garanton se Rregullorja përfshin standardet më të larta të të drejtave të njeriut. Së dyti, me miratimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave, Dhomat e Specializuara mundësojnë një sistem të fortë për mbrojtjen e individëve të cilët mund të jenë të rrezikuar për shkak të pjesëmarrjes së tyre në procedura para Dhomave të Specializuara. Së treti, me hyrjen në fuqi të Rregullores, pas shtatë ditësh nga dita e sotme nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës për angazhimin dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm që treguan gjatë muajve të fundit në hartimin dhe ndryshimin e dokumenteve normative kyçe për institucionin tonë. Gjithashtu u shpreh mirënjohjen time më të sinqertë gjykatësve të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm në shqyrtimin fjalë për fjalë të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, për të garantuar kushtetutshmërinë e saj”..