Qe kur pritet me u takue liderat për Demarkacionin!

Takimi i shumëpritun në mes të liderave të pesë partive ma të mëdha në vend pritet me ndodhë menjiherë mbas kthimit të kryeministrit, Isa Mustafa, nga vizita e tij zyrtarë që po e zhvillon në SHBA.

Këtë për Indeksonline, e ka konfirmue këshilltari për media i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu.

Tue shtue se Mustafa nga vizita e tij në SHBA ka me u kthy këtë të Shtunë më 24 Shtator.

“Sa i përket demarkacionit Qeveria vazhdon me qenë bashkëpunuese, jo përjashtuese dhe korrekte si në qasje ashtu edhe në metodat e punës. Nji parimësi e tillë ka qenë e pranishme pandalshme dhe ka me vazhdue në këtë mënyrë. Nga ky vështrim duhet pa edhe përpjekjen e kryeministrit Mustafa që të takohet me krejt faktorët relevantë, ku gjithsesi përfshihet opozita.

Kryeministri Mustafa posa të kthehet nga New Yorku ka me ju përkushtue agjendës së demarkacionit ku përfshihen edhe takimet me opozitën”, ka thanë Abdullahu.

E, n’anën tjetër, partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK e NISMA janë shpreh të gatshme për nji takim të perbashkët me kryeministrin Mustafa.