Qe kur pritet me u mbajtë seanca për zgjedhjen e kryeparlamentarit

Vazhdimi i seancës konstituive pritet me u mbajtë javën e ardhshme, njoftojnë burime të ‘Indeksonline’, mbrenda koalicionit PAN.

Simbas tyne, vazhdimi i kësaj seancë të fillueme para do muejve, pritet me ndodhë ma së largu të Premten e javës se ardhshme.

“Kemi përafrime të qëndrimeve me Aleancën Kosova e Re. Marrëveshja ende nuk asht nënshkrue, por ka nji disponim të mirë për me arritë marrëveshjen për bashkëqeverisje. Ndërkaq, sa i përket seancës ajo pritet me u mbajtë të Premten e javës se ardhshme”, ka thanë nji zyrtar i naltë i koalicionit PAN në kushte anonimiteti.

Në anën tjetër, vet zyrtarë të partisë se Behgjet Pacollit kanë paralajmërue se deri me 7 Shtator kanë me pritë LDK;n, qe me arritë marrëveshje me Vetëvendosjen, në të kundërtën ata kanë paralajmërue se kanë me u angazhue për zhbllokimin e situatës politike në vend.