Qe kur pritet me vizitue Kosovën Erdogani

Ambasada e Turqisë në Kosovë ka shënue nji vjetorin e tentim grusht shtetit në Turqi me 15 Korrik të vitit 2016. Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic, organizatën FETO të Gulenit e ka quejt organizatë terroriste dhe të rrezikshme, mbasi ka të shtri aktivitetin e saj në ma shumë se 170 vende të botës, tue përfshi edhe Kosovën.

 

Kilic ndër të tjerash tha se shpreson se mbas themelimit të institucioneve të Kosovës, presidenti Recep Tayyip Erdogan, ka me vizitue Kosovën.