Qe kur procedohet Ligji për Ushtrinë

Qeveria e Kosovës ka miratue të Hanën programin qeverisës për periudhën 2017-2021.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, simbas Marrëveshjes së Brukselit, transformimi i FSK në Forca të Armatosuna me ligjin që pritet me u miratue në Nandor, rritje ekonomike prej 5-7 për qind, themelimi i Byros Nacionale të Hetimeve dhe nji proces i ri vetingu’t, janë disa prej pikave të listueme në programin qeverisës.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka deklarue se ky program nuk asht final dhe se ai ka me u plotësue mbas diskutimeve që kanë me u zhvillue në Kuvend dhe palët e tjera të interesueme në këtë proces.

Shperndaje në: