Qe kush asht kandidatja për deputete ma e votuemja në Drenicë

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK’s, Ganimete Musliu, duket se ka marrë nji mbështetje të fuqishme nga vendlidja e saj.

Simbas rezultateve, Ganimete Musliu, ka dalë kandidatja femën ma e votueme në rajonin e Drenicës.

Në rezultatet që ka sigurue Magazina.al, Musliu ka marrë 4970 vota në Skenderaj, tue lanë mbas edhe mbesen e presidentit Thaçi, Evxhenije Thaçi, e cila ka marrë 2021 vota.

Po ashtu, Musliu ka dalë mirë me vota edhe në komunën tjetër të Drenicës, në Drenas ajo ka marrë 1586, ndërsa simbas të dhanave që ka sigurue Magazina.al, Musliu ka marrë 8248 vota në 9 komuna.