Qe kush e fitoi debatin e dytë presedencial në SHBA

Në Saint Louis të Missouri, debati i dytë presidencial Clinton-Trump u zhvillue në nji atmosferë akuzash dhe kundërakuzash të ashpra, por kësaj radhe fituesi asht shpallë në mënyrë të dokshme dhe me nji diferencë të madhe pikësh.

Hillary Clinton ka fitue debatin e dytë presidencial në bazë të sondazhit të parë të realizuem mbas përplasjes së mbramshme.

Sondazhi i CNN kallxon se 57 për qind e njerëzve mendojnë se Clinton ishte ajo që fitoi debatin, në krahasim me 34 për qind të votuesve, të cilët mendojnë se Donald Trump pati nji paraqitje më të mirë.