Qe kush e nxen vendin e Ramiz Kelmendit si deputet

Emnimi i Ramiz Kelmendit, si Zavendëskryeministër i Kosovës, ditë ma parë ka krijue hapësinën e nji deputeti të ri nga Partia Demokratike e Kosovës.

E, simbas listave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i bjen që me qenë anesteziologu Nehat Baftiu.

Simbas rregullores 112 të KQZ, kandidati i parë me ma së shumti vota i asaj partie dhe i gjinisë së njajtë me kandidatin e larguem duhet me u zavendësue:

“Nga kandidati i ligjshëm në radhë i të njajtës gjini, i cili ka fitue numrin ma të madh të votave të listës së riorganizueme të kandidatëve të Subjektit Politik në emën të së cilës garoi anëtari”.