Qe kush e udhëheq seancën e nesërme (foto)

Herën e fundit kishte hy në sallën e njajtë para 28 vjetësh.

Deputeti ma i ri i Kuvendit, por ma i vjetri në moshë, Adem Mikullovci, kthehet sërish në karriget e sallës ku në vitin 1989 Kosovës iu hoq autonomia që kishte, me nji vendim të Kuvendit të atëhershëm, kur Mikullovci ishte deputet dhe votoi kundër heqjes së autonomisë.

Por, aktori i mirënjoftun kosovar, i cili mori ma shumë se 10 mijë vota në zgjedhjet e 11 Qershorit nesër për disa orë ka me udhëheq seancën konstituive ku pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e ri të Kuvendit.

Kjo detyrë Mikullovcit i takon mbasi që asht ma i vjetri në moshë.

Edhe pse ka 78 vjet dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, Mikullovci tha se asht pregaditë që nesër me drejtue seancën konstituive.

“Nesër kam me qenë në Kuvend për me udhëheqë seancën”, tha Mikullovci për KosovaPress.

ademi