Qe kush janë 12 shqiptarët që kontrollonin drogën në veri t’Italisë

Policia italiane ka shkatërrue nji rrjet trafikantësh droge në qytetin e Ragusas, në jug të Italisë, 12 prej të cilëve ishin shqiptarë.

Grupi kriminal i drejtuem nga 29-vjeçari shqiptar Mirjan Ajdini, kishte ndërtue nji rrjet të strukturuem të shpërndamjes së drogës në lokalet kryesore dhe klubet e natës në disa rrethina në Ragusa.

Ajdini njihej në zonë edhe me pseudonimin “Emiliano”. Ai ishte pika e referimit për çdo shpërndamës dhe trafikant që kërkonte me sigurue kokainë në Ragusa. Shqiptari bashkëpunonte ngushtë me italianin Francesco Oro, nji individ me precedentë të shumtë penalë.

Autoritetet italiane njoftuen se, Mirjan Ajdini përdorte banesën e tij si bazë të trafikut të drogës. Gjatë arrestimit të tyne në flagrancë, policia sekuestroi nji sasi të madhe kokaine, si edhe rreth 9 mijë euro kesh.

Nji tjetër shqiptari anëtar i bandës, Dashnor Toskut, iu gjetën 26 mijë euro kesh, armë zjarri si edhe materiale për paketimin e landëve narkotike. Hetimet rreth kësaj bande kishin nisë në Tetor të vitit 2015, asokohe u arrestuen rreth 14 shpërndamës droge, pjesëtarë të rrjetit të trafikut.

Shqiptarët e arrestuem

MIRJAN AJDINI, 29 VJEÇ

LORENC DAIU, 28 VJEÇ

FERIT HOXHOLLI, 35 VJEÇ

HAJDAR KAJA, 31 VJEÇ

ELTON LARAKU, 30 VJEÇ, BIZNESMEN

KUJTIM MALKA, 38 VJEÇ

ELIS RUSTEMI, 30 VJEÇ, BIZNESMEN

ERJON SEFERI, 35 VJEÇ

ADENIS TOSKU, 34 VJEÇ

DASHNOR TOSKU, 38 VJEÇ

KLODIAN KAMBERAJ, 37 VJEÇ

XHESIKA KAFTIRANI, 22 VJEÇ.