Qe kush janë 4 zyrtarët e suspenduem për rastin e vdekjes së Astrit Deharit

Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë të Qeverisë së Kosovës ka shqiptue masën e suspendimit për katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, mbas inspektimit të procedurave te ndjekuna me rastin e vdekjes së të burgosunit Astrit Dehari.

Në vendimin e Ministrisë së Drejtësisë të siguruem nga lajmi.net bahet e ditun se përveç tre gardianëve, asht suspendue edhe Destan Zogaj, ushtrues detyre i Drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Simbas vendimit, suspendimi i Zogajt fillon nga sot, datë 22.11.2016.

Lajmi.net mëson se tre të suspenduemit tjerë janë: Gazmend Fanaj, mbikëqyrës i naltë, 
Ilaz Hamza mbikëqyrës dhe oficeri Daut Kastrati.