Qe kush janë ‘bosët’ shqiptar të krimit n’Angli (emnat)

Kriminelët shqiptarë në Britaninë e Madhe e tregojnë pasuninë e tyne tue fotografue veten me mija paund kesh e më pas i postojnë këto foto në rrjete sociale, për me i tregue pasunitë atyne që jetojnë në vendin e varfën ballkanik…”

E përditshmja britanike “The Sun” vijon me zbulue detaje mbi jetën e kriminelëve shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Disa prej atyne që nuk kanë tutë me postue fotografi nëpër rrjete sociale janë edhe persona të futun ilegalisht në vend dhe lider të aktiviteteve kriminale.

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani e ka cilësue këtë fluks si “kërcënim domethanës”, për shkak se këta kriminelë, simbas ‘The Sun’, drejtojnë banda droge të lidhuna me rrjete të Amerikës së Jugut dhe me rrjetet e trafikut të protitucionit.

“Grupet kriminale shqiptare kanë vendos nji influencë të madhe në krimin e organizuem britanik”, thotë Agjencia Kombëtare e Krimit.

Mes këtyne fotove asht edhe Olsi Beheluli, nga Harrow, në veri lindje të Londres, aktualisht në burg, ku po shlyen dënimin me 11 vjet heqje lirie për posedim heroine dhe kokaine, me vlerë 4 milion paund.

Olsi Beheluli

Nji fotografi e “aktorit” 24 – vjeçar i rrethuem nga përafersisht 250 mijë paund u zbulue nga policia.

Luan Plakici, i cili lëvizte me Ferrari, po vuen denimin me 23 vjet burg, mbasi trafikoi 60 femra për prostititucion, mund të shihet i shtrimë në krevet me nji tufë parash në dorë.

Luan Plakici

Ardi Beshiri, i cili u arrestue mbasi kokaina ju gjet në çorape, pozoi me nji grumbull më pare që i mbante mbi krahë.

Ardi Beshiri

Në nji tjetër imazh shfaqet Bes Besiaj që po përpiqet me “hanger” paratë.

Ky i fundit nuk dihet nëse asht dënue për ndonji krim, shkruen ‘The Sun’.

Bes Besiaj