Qe kush janë deputetët e ri që i zavendësojnë ata që kaluen në Qeveri

Deputetët e koalicionit qeverisës, të cilët tashma janë betue si ministra të Qeverisë së Kosovës, kanë me ja lirue vendin kolegëve nga partitë e tyne, përveç, Ramush Haradinajt që ia liron vendin nji kandidatit të PDK’s dhe Behgjet Pacollit, i cili ia liron vendin nji kandidati të LDK’s.

Tue marrë parasysh që deputetët në momentin që bahen ministra, zavendësohen nga kolegët e tyne mbrenda koalicionit, në bazë të renditjes së votave, del që kryeministrin Haradinaj ka me zavendësue Nait Hasani nga PDK me 9578, mandej në vend të Enver Hoxhajt ka me ardhë Fadil Bekma nga PDK me 9234 vota.

Kurse, Fatmir Limajn, ka me zavendësue kolegu i tij nga Nisma për Kosovën, Enver Hoti me 9182 vota.

Në vend të Pal Lekajt, deputet ka me u ba Gani Dreshaj i AAK me 9180 vota. Kurse, në vend të Rrustem Berishës, deputet ka me u ba Bekë Berisha nga AAK me 9100 vota.

Shperndaje në: