Qe kush janë ma të pafovorizuemit për jetë kualitative në Ballkan

Personat që mbajnë shtetësinë shqiptare dhe kosovare, janë ma të pafavorizuemit në Ballkan për me ba nji jetë kualitative.

Asht ky, konkluzioni që vjen nga nji raport i kompanisë Henlei and Partners, e cila ka marrë nën shqyrtim disa faktorë për me analizue situatën, në të cilën gjenden qytetarët në tanë botën.

Në klasifikim, Shqipnia radhitet në vendin e 80, tue lënë mbas vetëm Kosovën, e cila nxen pozitën numër 121.

Tanë qytetarët ballkanas janë ma të favorizuem, ku serbët kanë nxanë pozitën 64, malazezët 65, maqedonasit 66, ndërkohë që boshnjakët radhiten në 74.