Qe kush janë personat që u ankuen në PZAP, as që jau kishte marrë mendja!

Anëtarët e subjekteve politike, apo vetë subjektet politike kanë pasë afat deri sot në orën 14:00 që të paraqesin ankesat e tyne në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Kjo e fundit tashma ka ba publike emnat e atyne që janë ankue për shkelje në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 Qershorit.

Ankuesit kryesisht kanë shprehë ankesat e tyne për parregullsi gjatë numërimit të votave, si dhe për mospërputhje me rezultatet që ka paraqitë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), raporton IndeksOnline.

Për parregullësi në numërim të votave janë ankue: Lutfi Zharku, Nuredin Ibishi, Muhamet Mustafa, koalicioni LDK-AKR, Blerim Grainca, Elmi Reçica, etj.

Kurse, për mospërputhje në numrin e votave të paraqituna në FRK me ato të KQZ asht ankue kandidatja për deputete, Labinotë Demi-Murtezi, koalicioni LDK-AKR në degën e Podujevës, etj.

Ankesë ka paraqitë edhe koalicioni PDK-AAK-Nisma për mungesë të votave.

Lëvizja Vetëvendosje ka parashtrue ankesa për votim pa dokumente valide, fotografim të votës, votim të dyfishtë e ndikim të votës.

Kandidatë tjerë për deputetë që janë ankue janë edhe Muharrem Nitaj, Selvije Halimi, Fatmir Xhelili, Myzejene Selmani, e të tjerë. Partitë e vogla që kanë deklarue ankesat në PZAP janë: Partia Fjala, Partia Liberale Egjiptiane, KDTP, SLS, etj.

Ndryshe, PZAP që nga mbyllja e afatit për ankesa, ka kohë 72 orë që m`i rishqyrtue këto ankesa.