Qe kush janë “viktimat” e para të Kadri Veselit?!

murati_-_agani

Kryetari i ri PDK’s, Kadri Veseli shumë shpejt mundet me i largue nga qeveria Ferid Aganin e Valon Muratin.

Gazeta Blic ka marrë vesh që Veseli e ka njoftue Isa Mustafën, gjatë takimit që këta dy kanë zhvillue për riformatizimin e Qeverisë se ka me ja kthye me gjasë PDK’s dy ministritë që sot i mbajnë partnerët e koalicionit parazgjedhor, Partia e Drejtësisë dhe Lëvizja për Bashkim.

“Ferid Agani, që udhëheq me ministrinë e Ambientit dhe Valon Murati që udhëheq me Ministrinë e Diasporës, mund të largohen nga kabineti qeveritar”, ka tregue nji burim i Blic i afërt me takimin e djeshëm Veseli- Mustafa.
Kjo kerkesë e Veselit ka ardh për faktin se simbas tij, këto dy parti, PD dhe LB, që udhëhiqen nga Agani, gjegjësisht nga Murati nuk kanë ndonji fuqi dhe kësisoj nuk u takon të mbajnë dikastere qeveritare.