Kush janë zyrtarët me rrogat ma të medhaja n’vend!

parettt

Doket ndoshta e pabesueshme, por në Kosovë nuk janë krenët e shtetit ma të paguemit në vend, por zyrtarët e Trustit Pensional dhe AKP’s. 7

Me gjithë vërejtjet e Këshillit t’Europës dhe BE’s, si edhe kundërshtimet e bame nga shoqnia civile në adresë të Qeverisë së Kosovës për pagesat e nalta nepër borde, nji trend i tillë po vazhdon.

Mesohet se janë udhëheqësit e NP’ve dhe agjencive të ndryshme, të cilët paguhen prej 3 mijë deri në mbi 5 mijë euro në muej, shkruen Kosova Sot.

Për standardin e Kosovës, ky asht nji burim i pakënaqësisë së njerëzve kur ndigjojnë për këto paga tepër të nalta.

Edhe pse paguhen shumë performanca e ndërmarrjeve dhe agjencive nuk asht e kënaqshme.

Drejtori i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust), Adrian Zalli mbetet zyrtari ma i paguemi në vend.

Ai vazhdon me marrë rrogen mujore 15 herë ma të naltë se paga mesatare në vend.

Zalli rrohen mujore merr 5 mijë e 213 euro, ose 62 mijë e 567 euro në vit.

Mbas Zallit, pagën ma të naltë e ka Agron Mustafa, kryeshef ekzekutiv në Telekomin e Kosovës, i cili merr rrogë mujore 4 mijë e 451 euro.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza merr rrogë mujore 4 mijë e 301 euro, ose 51 mijë euro rrogë vjetore.

Avni Jashari, u.d. i drejtorit menaxhues në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), paguhet 3 mijë e 979 euro në muej, ose rrogë vjetore 47 mijë e 749 euro.

Fare keq nuk qendron as Sejdi Hoxha, kryeshef i Postës së Kosovës, i cili merr rrogë mujore 3 mijë euro.

Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj ka rrogë mujore 2 mijë e 413 euro.

Ndërsa, krenët e shtetit të Kosovës i kanë pagat ma t’ulëta krahasue me udhëheqësit e këtyne agjencive dhe ndërmarrjeve.