Qe kush ka me drejtue seancën e parë të Kuvendit të Kosovës

Adem Mikullovci ka me qenë deputeti ma i moshuem në Kuvendin e Kosovës.

Aktori që para 11 Qershorit iu bashkue Lëvizjes Vetëvendosje ka fitue nji ulëse në legjislaturën e re të Kuvendit, tue grumbullue 12 mijë e 641 vota.

Aktori i njoftun nga Vushtrria, Adem Mikullovci, ka me pasë rastin që në mandatin e tij të parë si deputet i Kuvendit të Republikës se Kosovës, me drejtue të paktën nji seancë të saj.

Kjo, mbasi Mikullovci asht deputeti ma i moshuem i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës dhe i takon që me kryesue seancën e konstituimit të legjislaturës së re.

Deputeti 78 vjeçar i VV’s, simbas rezultateve përfundimtare të publikueme nga KQZ’ja ka marrë 12 mijë e 641 vota në gjithë Kosovës, shkruen Gazeta Express.

maxresdefault-57-640x360