Qe kush ka me punue në kabinetin e President Thaçi

Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi, ka me i pasë në kabinetin e tij shumë njerëz që i kishte të afërt edhe në postet e tjera, por Thaçi ka me angazhue edhe diplomatë të huej si këshilltarë të jashtëm të tij.

Këtë e ka ba të ditun këshilltari i Thaçit, Ardian Arifaj, në Klan Kosova.

Ai i ka dhanë disa emna që kane me formue kabinetin e Presidentit të ardhshëm.

Një pjesë do të jetë kabineti i tashëm që ka punuar me të. Abelard Tahiri me siguri do të jetë shef i stafit, jam unë, është Adri Nurellari, jemi thuajse i njëjti ekip, por më i zgjeruar sepse kemi më shumë kompetenca dhe hapësirë për punë.
Kemi bërë ftesë edhe shumë diplomatëve miq të Kosovës, që kanë autoritet jo vetëm në Kosovë por në gjithë globin, këta do të jenë këshilltarë të jashtëm”, ka thanë Arifaj.