Qe kush ka me u marrë me rastin e Azem Sylës

Azem-Syla

Çashtja e masës së sigurisë ndaj Azem Sylës, i cili mbrenda nji mueji u lirue e u arrestue disa herë, ka me u zgjidhë përfundimisht nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Tomë Gashi, avokati i Azem Sylës, tha për KALLXO.com se ka kundërshtue vendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin iu ndryshue masa e sigurisë Azem Sylës.

“Na nuk mund të kuptojmë se qysh vendimi i gjyqtares së procedurës paraprake për lirimin e Azem Sylës si dhe ai i Gjykatës së Apelit janë aq të ndryshëm në mes tyne, për këtë arsye i jemi drejtue me kërkesë për mbrojtje të ligjshmnisë Gjykatës Supreme të Kosovës”, tha Gashi.

Më 23 Shtator Gjykata e Apelit rrxoi vendimin e themelores për masën e sigurisë paraqitje në stacion policor ndaj Azem Sylës, tue ia caktue atij paraburgimin.

Në Gjykatën e Apelit ishte ankue ndaj vendimit të themelores prokurori i EULEX’it Danilo Ceccarelli.

Azem Syla, njani nga 52 të hetuemit për tjetërsim të ish-pronave shoqnore në Çagllavicë e Llapnasellë u dërgue në gjykatë për caktim të masës së sigurisë dhetë ditë ma parë, mbasi u arrestue nën dyshimet për tentim-ndikimi në dëshmitarë.