Qe kush ka me zavendësue Aganin në postin e Ministrit të Ambientit?

Mbas ngritjes se aktakuzës kundër Ferid Aganit, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, lidhun me rastin “Stenta”, Qeveria e as kryeministri ende nuk janë deklarue.

Dje, vet Agani ka thanë se asht i pafajshëm dhe se “përgjigjet vetëm para Zotit”. Mirëpo, lajmi.net merr vesh se kryeministri Isa Mustafa po pret që vet Agani me dhanë doreheqje, në të kundërtën ka me u shkarkue.

Në anën tjetër, burime të lajmi.net po ashtu, thonë se në vend të Ferdi Aganit, ministër ka me u emnue Gani Koci, i përfolun shumë si zavendësues i Hajredin Kuçit në pozitën e Ministrit të Drejtësisë, por që nuk ndodhi.