Qe kush mungoi prej të huejve n’ceremoninë e Thaçit

Recep Tayp Erdogan, Filip Vujanovic, Tomislav Nikolic e Gjorgje Ivanov janë disa nga Presidentët që e bojkotuen ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit President.

Të pranishëm në sheshin “Skënderbeu” ishin vetëm dy homologët të tij: Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe ai i Shqipnisë Bujar Nishani.

Nga ma shumë se 1000 mijë të ftuem, gjysa e mysafirëve nuk i erdhën.

Ajo që ra në sy ishte mungesa e shumë Presidentëve në ceremoninë inauguruese.

Aty nuk u pa as Recep Tayip Erdogan, Presidenti i Turqisë.

Ai edhe pse kishte deklaru se Kosova asht Turqi, ka mungue në ceremoninë e mbajtun në sheshin “Skënderbeu”.

Në shesh nuk u panë as Presidentët e rajonit; Maqedonisë, Malit të Zi e Serbisë.

Aty nuk u panë as edhe Presidentët nga shtet perëndimore.

Ndërsa nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës ishte vetëm Zavendësndihmëssekretari i Shtetit Amerikan, Hoyt Brian Yee.