Qe kushtet e Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka deklarue se zbatimi i marrëveshjes për kodin telefonik dhe pamvarësinë e KOSTT’it, janë kushte, pa zbatimin e të cilëve nuk ka me fillue zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.
Tahiri në një ligjëratë të mbajtun në Universitetin Europian të Tiranës, tha se Asociacioni nuk mundet me u themelur pa u shpërba plotësisht tana strukturat paralele serbe, të mbetuna në Kosovë.

“Statuti ka me u hartue në pajtim të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.