Qe me cilin diktator asht gati me u takue Trump!

Kandidati republikan për President, Donald Trump, deklaroi se asht i gatshëm me u takue me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për me diskutue mbi programin nuklear të Phenianit.

“Unë do të bisedoja me atë, s’do ta kisha aspak problem që ta takoja”, tha biznismeni për Kim Jong-un gjatë nji interviste për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Trump deklaroi se nuk mbështeste vendimin e Presidentit rus, Vladimir Putin, për akcionet ushtarake në lindje të Ukrainës, pamvarësisht se kohë ma parë, manjati i pasunive të paluejtshme tha se kishte respekt për shefin e Kremilinit.

Tash, marrëdhaniet mes SHBA’ve dhe Koresë së Veriut janë të ngrime dhe nuk ka pas asnji takim bilateral, aq ma pak në nivel presidentësh.

Mbas këtyne deklaratave të Trump, i menjihershëm ka qenë reagimi i kampit demokrat të Hillary Clinton, tue i quejt qendrimet e Trump mbi politikën e jashtme si “të pakuptimta” dhe “të çuditshme”.

 

trump-un