Qe me kend e formon subjektin politik Ilir Deda!

ilirdedaaaa

Mbas largimit të Ilir Dedës nga Levizja Vetëvendosje, ai ka paralajmëru se mbrenda pak muejsh do të formoj nji subjekt të ri politik.

Gazeta Blic ka marrë vesh se ai këtë subjekt politik ka me formue së bashku me kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila.

“Simbas të gjitha gjasave, mbrenda pak javësh, Ilir Deda, Mimoza Kusari – Lila dhe disa personalitete të jetës publike do ta bajnë publike partinë e re”, ka thanë ky burim i Gazetës Blic.

Para disa ditësh edhe Mimoza Kusari – Lila kishte deklarue publikisht se edhe ajo përfundimisht i ka nda rrugët me Aleancën Kosova e Re të Behgjet Pacollit.

Ende nuk dihet se kush tjetër do ta perbajë këtë subjekt të ri, mirëpo tash e sa kohë në opinion po përmendet edhe emnat e Dastid Pallaskës, Lumir Abdixhikut e disa të tjerëve që mund të jenë pjesë e nji subjekti të ri politik.

 

iliri-lila