Qe momenti kur Vlora Çitaku sulmohet me vo (video)

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, asht sulmue nga nji shqiptare, simbas të gjitha gjasave, aktiviste e Vetëvendosjes, gjatë nji ligjërate në Universitetin e Denverit.

Çitaku asht sulmue në prani të ish-ambasadorit Christopher Hill, i cili në fund të viteve 90 ka ndërmjetësue në konfliktin Kosovë -Serbi.

Sulmi ka ndodhë mbasi aktivistja Blerta Avdili ka ba pyetje rreth rastit të Astrit Deharit tue hedhë akuza për vrasje, transmeton Express.