Qe nga sa deputetë ka me pasë PAN, LVV e LAA!

Ende nuk ka përfundue numërimi i krejt votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Rezultati aktual nga numërimi i rreth 96% të fletëvotimeve asht ky: koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAK) ka rreth 34%, Lëvizja Vetëvendosje ka rreth 27%, kurse koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA) ka rreth 25%.

Në bazë të këtyne rezultateve PDK ka me pasë 39 deputetë, LVV ka me pasë 31 deputetë, kurse LAA ka me pasë 30 deputetë.

Kjo asht konfirmue nga Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim.

“Nëse bazohemi në rezultatet e deritanishme, shpërndarja e ulëseve duhet me qenë kështu: PAN: 39, VV: 31, LAA: 30, Komunitetet: 20”, ka shkrue Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.