Qe njeriu që asht tue ba përpjekje me bashkue opozitën

Deputeti i partisë “Nisma për Kosovën” dhe njani nga kritikuesit ma të mdhaj të koalicionit qeverisës PDK-LDK, Zafir Berisha, ka nisë nji mision të vështirë dhe për shumëkend vështirë të realizuem. Ai po mundohet m’i ribashkue partitë opozitare, “Vetëvendosjen”, AAK-në dhe “Nismën”, në nji front të përbashkët kundër Qeverisë “Mustafa”.

Por, mbas thyemjes ndërmjet LVV-së dhe AAK-së, ribashkimi konsiderohet “mision i pamundun” i Berishës.

Përderisa Lëvizja “Vetëvendosje” nuk ka dhanë qëndrimin e saj për këtë çashtje, pavarësisht insistimit të “Zërit” për me marrë nji përgjigje, në AAK nuk japin shumë shpresa për ribashkim me “Vetëvendosjen”.

Ndërkohë, analistët politikë në vend, vlerësojnë se ribashkimi i opozitës asht i domosdoshëm, nëse këto subjekte mendojnë me largue nga pushteti koalicionin aktual qeverisës.