Qe pagat mesatare në Rajon dhe Europë!

Simbas statistikave, paga mesatare dallon shumë në rajone të ndryshme të Europës. Me paga të mëdha prijnë Europa Perendimore dhe Skandinavia, ku mesatarja i kalon 2,000 euro.

Paga ma e naltë asht në Lihtenshtajn, ku simbas raporteve për vitin 2012, paga mesatare neto arriti në 5,314 euro. Pastaj vjen Zvicra (3,994 euro), Monako (3436 euro), Norvegjia (3,212 euro) dhe Luksemburgu (3,149 euro), raporton Al Jazeera Balkans.