Qe pasunia milionëshe e liderëve kosovarë

qeveria

Agjencioni Kundër Korrupsionit ka ba publike sot pasuninë e deklarueme nga politikanët e Kosovës. Edhe këtë herë pasunia e tyne në formulare asht milionëshe. Nuk mungojnë banesat, kerret e shumë gjana tjera.

Kryeministri i Kosovës dhe i pari i LDK’s, Isa Mustafa në deklarimin e pasunisë për 2016, ka 773 mijë e 921 euro pasuri. Vetëm për shtpi dhe tokë, Kryeministri ka deklarue pasuni prej gjysë milioni.

Ndërsa, pare të gatshme ai mbanë në dy banka: në BpB (805 euro) dhe në proCreditBank (51,821.00 euro).
Kryeministri për punën e tij në Qeveri për nji vit merr 16,173.00 euro, ndërsa si akademik i merr mbi 15 mijë dhe si ligjërues në Fakultetin Ekonomik 3 mijë e 736 euro.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në deklarimin e pasunisë këtë vit ka kallxue se ka shitë shpinë e tij në vlerë prej 260 mijë eurove. Thaçi edhe këtë herë ka tregue se për këtë shpi asht tue pague kredi në bankë, vlera e të cilës asht 100 mijë euro.
Presidenti Thaçi në formularin e tij ka kallxue se trashëgimi familjare ka tokë bujqësore 7.00 hektarë, vlera e të cilës kap shumën e 180 mijë eurove.

Thaçi, po ashtu si trashëgimi nga familja ka kallxue se ka edhe nji shtëpi 250.00 m2 që peshon 80 mijë euro.

E, ne llogarinë bankare Thaçi del me qenë goxha i varfën. Ai ka kallxue se aktualisht ka në bankë vetëm 1 mijë e 250 euro. Derisa bashkëshortja e tij na bankë ka deklarue se ka 5 mijë euro.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe njiherit i PDK’s, Kadri veseli, në deklarimin e pasunisë së tij për vitin 2016 ka thanë se ka pasuni rreth 334 mijë e 606 e 36 euro.
Si pasuni të paluejtshme Veseli ka dy banesa me vlerë njana 97 mijë euro, kurse tjetra 125 mijë euro.
Paga që ai e merr nga Kuvendi i Kosovës për 12 muej shkon në 33,114.62.

Kryetari i Nismas për Kosovën ka deklarue dy banesa në vlerë prej 150 mijë eurove. Ndërsa, vlera e shpive që ai i ka deklarue se janë pasuni familjare asht 759 mijë euro. Limaj ka nji kerr të tipit Audi A6 ne vlerë 30 mijë euro.

E, kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kallxue se ka shpi në vlerë prej 300 mijë eurove, te cilën tash e nji kohë edhe e ka lëshue me qera. Haradinaj si shppi të përbashkët e ka deklarue nji prej 800 metrave katrorë, vlera e të cilës asht 270 mijë euro.

Lideri i partisë ma të madhe opozitare Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në deklarimin e pasunisë për vitin 2016 po del që ka pasuni shumë të madhe – gati gjysë milionë euro – saktësisht 471 mijë e 582 euro e 207. Simbas formularit të Agjensionit Kundër Korrupsionit, Ymeri posedon banesa, garazha në vlerë 200 mijë euro.