Qe për çka do të bisedohet sot n’Bruksel!

editabruksel

Serbët nga Kosova dje u mblodhën spontanisht në Jarinje, të pakënaqun me vendimin e Prishtinës, e cila planifikon të pezullojë kartë identiteti serb.

Kjo asht pikërisht ajo që do të jetë temë e takimit të sotëm në mes të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, në selinë e Sherbimit të Veprimit të Jashtëm Europian, shkruen Blici serb.

Tema e diskutimit do të jetë përdorimi i kartave të identitetit të qytetarëve të Kosovës të leshueme nga administrata e policisë serbe dhe zbatimin e Marrëveshjes për vizita zyrtare, nji delegacion serb në bisedimet do të udhëhiqet nga Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Djuric.

Megjithatë, sikur mëson Blic jozyrtarisht, nuk ka gjasa që kjo ide e autoriteteve të Kosovës për të shkue “në mënyrë të qetë”.

Diçka e tillë nuk ekziston në marrëveshjen e Brukselit dhe nuk asht në marrëveshjet teknike.

Vetë Edita Tahiri dje “gjuejti topin”, por tha se asgja nuk do të zgjasë deri në fund të takimit të sotëm.
Në vendim asht ndikue nga Brukseli dhe SHBA’t thonë burime të Brukselit.