Qe për çka folën Thaçi e Veseli (foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritë në takimin e parë, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, mbas rizgjedhjes së tij.

Presidenti Thaçi shprehu urimet për rizgjedhjen e kryetarit Veseli në krye të Kuvendit edhe për nji mandat.

Ai theksoi se kompletimi i institucioneve kryesore të Kosovës, mbas rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, asht nji e arritun demokratike.

“Ishte mendim i përbashkët se Kosovën e presin punë dhe sfida të mëdha në çuemjen përpara të agjendës së zhvillimit ekonomik dhe të integrimit në institucionet euroatlantike”, ka theksue presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi garantoi bashkëpunim dhe koordinim të agjendave me randësi nacionale midis Presidencës, Kuvendit, Qeverisë dhe partive opozitare.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi vendosmëninë me punue në drejtim të thellimit të reformave demokratike, në avancimin e legjislacionit në përputhje me interesat e Kosovës dhe në thellimin e bashkëpunimit të subjekteve parlamentare.

Shperndaje në: