Qe për çka kanë me folë Qeveritë e Kosovës dhe Shqipnisë me 3 Qershor

Energjetika dhe shkëmbimet tregtare, Kosovë-Shqipni kanë me qenë temat kryesore që kanë me u diskutue në mbledhjen e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipnisë, që ka me u mbajtë me 3 Qershor në Prishtinë.

Këtë e ka ba të ditun në nji intervistë për KosovaPress, ambasadori i Shqipnisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, i cili ka tregue se marrëveshja që Kosova ka me pasë për portin e Durrësit, asht shumë ma e lehtë e realizueshme. Ndërsa, sa i përket energjetikës ka pengesa nga Serbia, e cila nuk po lejon që Kosova me pasë pamvarësinë e saj në këtë fushë.

“Na mendojmë që, porti i Durrësit asht ma i shpejtë dhe kjo mundet me ndodhë mbrenda muejve Qershor-Korrik për me u marrë vendimet. Ndërsa, për energjinë elektrike, ana ndërtimore ka me përfundue, pastaj kemi me kqyrë. Asht nji problem ende, për sa i përket rrjetit energjetik të Kosovës, për me pasë nji pamvarësi të saj, në mënyrë që ajo me i pasë mundësinë që me komunikue drejtpërdrejtë me Shqipninë, por asht nji problem, besoj që edhe me trysninë ndërkombëtare duhet me u zgjidhë”, tha Minxhozi.