Qe për çka kosovarët janë të parët në Gjermani

Imazhi i keq i viteve të 90’ta i kosovarëve asht rikthye këto ditë në Gjermani.

Ndonëse deri në vitin 2014, kosovarët ishin shumë poshtë në ranglistën e krimeve të lehta, sidomos vjedhjeve.

Por, mbas valës së madhe të emigrimeve kosovarët janë ngrit në ranglistë, transmeton Republika.info.

N’aeroportin e Berlinit, kosovarët janë tue kryesu ranglistën e vjedhjeve të çantave, derisa për vjedhje të shtëpive dhe xhepave kryesojnë rumunët dhe shtetasit e lindjes së mesme.

Simbas statistikave të autoriteteve kriminalistike në Berlin, rumunet zanë vendin e parë, sa i takon vjedhjeve, që perban 30 për qind e të gjitha vjedhjeve në Berlin.

Mbi 80 për qind e vjedhjeve bahen nga shtetas të huej, që nuk janë gjermanë.

“Simbas hulumtimeve tona, del se shumica e bullgarëve që janë zanë janë çuditnisht femna.

Sa i takon vjedhjeve të kuferave n’aeroport, në gjithë Gjermaninë dominojnë kryesisht grupe nga Kosova”, ka thanë Lothar Spielmann nga policia gjermane.